Princesha e Uellsit, Kate Middleton, 43 vjeçe, mori pjesë të hënën, më 16 qershor, në ceremoninë e njohur të “Order of the Garter”, urdhri më i vjetër i fisnikërisë në Britaninë e Madhe, që u zhvillua në ambientet e Kështjellës Windsor.
Kjo shënon daljen e saj të parë në këtë ngjarje ikonike pas një periudhe dyvjeçare, pasi vitin e kaluar u detyrua të mungonte për shkak të trajtimit që po kryente ndaj kancerit.
Për këtë rast, Kate kishte zgjedhur një fustan elegant nga Self Portrait, një prej markave të saj të preferuara, të kombinuar me një kapele të dizajnuar nga Sean Barrett.

Ceremonia u karakterizua nga pamja mbresëlënëse e anëtarëve të urdhrit, veçanërisht Princi William, i cili u shfaq me mantelin tradicional prej kadifeje blu dhe kapelen e zbukuruar me pendë struci.
Ai ishte i shoqëruar nga Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla, të cilët gjithashtu morën pjesë në këtë festim solemn.