Sport

Katëgoria Superiore, luhen sot ndeshjet e javës së 33-të

Luhen sot ndeshjet e javës së 33-të të Katëgorisë Superiore. Përballje për titullin, Europën dhe mbijetesën. 2 ndeshje do të luhen në orën 16:00, Flamurtari-Laçi dhe Lushnja-Skënderbeu. Ky i fundit do të kërkojë të harrojë 2 humbjet radhazi me Kukësin e Laçin që nuk e lejuan të festojë titullin e 8 kampion. Në orën 19:00 përballen Luftëtari-Partizani, Teuta-Kukësi dhe Vllaznia-Kamza. Takimet do të transmetohen live në Supersport.