Përfunduan para pak çastesh tre ndeshjet e para të javës së 33-të të Kategorisë superiore me këto rezultate: Flamurtari-Laçi 0-0, Luftëtari-Partizani 2-2 e Lushnja-Skënderbeu 2-4. Ndërkaq, në orën 19:00 përballen Teuta-Kukësi dhe Vllaznia-Kamza. Skëndërbeu me 72 pikë siguron matematikisht titullin e kampionatit ndërsa Kukësi renditet i dyti me 61 pikë.