Aktualitet

Katër ofertat e DigitAlb, dhjetëra kanale me çmim të ulët dhe dekoder falas

Në këto ditë të nxehta gushti, platforma Digitalb vjen më afër jush duke sjell çmime shumë të lira. Oferta vjen pak ditë para se sinjali analog të fiket dhe çdo transmetim televiziv në Tiranë, Durrës dhe Vlorë të kalojë në DigitAlb. 4 oferta të reja që nga 22 gushti, si për paketa familjare ashtu edhe për ato premium duke bërë që në familjet tuaja të mos mungojnë filmat, dokumentarët dhe çdo program i përzgjedhur që transmetohet në platformën më të madhe dixhitale. “Në kuadër të procesit të dixhitalizmit, për abonime tre mujore ofrojmë dekodera tokësorë falas”, sqaron ndër të tjera, Gladiona Zeneli, menaxhere shitjesh në DigitAlb.