I gjithë rrjeti është shokuar kur Katy Perry u shfaq me barkun e rrumbullakët në klipin e këngës së saj më të re “Never Worn White”.
Këngëtarja e famshme që në sekondat e para të klipit shfaqi barkun e rrumbullakët që dukshëm tregonte se ajo është disa muajshe shtatzënë.
Burime pranë saj kanë konfirmuar për revistën “People” se 35-vjeçarja është në pritje të ëmbël dhe pret me padurim të bëhet nënë.
Çifti së fundmi kanë shtyrë edhe dasmën e tyre në Japoni për shkak të Koronavirusit. Ceremonia e martesës mes Orlando Bloom dhe Katy pritet të mbahet në qershor por dyshja nuk duan të vënë 150 të ftuarit e tyre në rrezik duke anuluar momentalisht ditën e dasmës.