Vetëm 6 ditë më parë, Katy Perry i’u rikthye muzikës me anë të një projekti të ri të quajtur “Never Really Over”.
Kjo këngë menjëherë u pëlqye nga fansat e këngëtares falë edhe klipit të veçantë që e karakterizon atë si artiste.
Ajo çfarë gjithashtu u vu re është edhe se kënga ka mjaft ngjashmëri me prurjen e këngëtares norvegjeze Dagny, “Love You Like That”.
Perry nisi të akuzohej për plagjiaturë por përfaqësuesit e saj reaguan menjëherë me anë të një deklarate ku tregonin se kënga nuk është e vjedhur.
Ata shpjeguan se “Never Really Over” është një ripunim i “Love You Like That” duke blerë të drejtën e autorit nga Dagny e cila ra dakort me marrëveshjen e Perry.
Kënga e re e Katy Perry momentalisht mban vendin e parë në chart-in britanik ndërsa ajo e Dagny, pas lançimit në vitin 2017, zuri vendin e 37-të në chart-in norvegjez.