I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë artisti i njohur, Kelly. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me këngën e tij më të re “Sa u deshëm” dhe ka treguar se çfarë na pret në të ardhmen e afërt sa i përket karrierës muzikore dhe projekteve. Artisti ka treguar gjithahtu edhe se çfarë ka përgatitur për të gjithë ata që e pëlqejnë muzikën e tij.
Ai gjithashtu ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me projektin që kishte në bashkëpunim me Eglin.
Në fakt kënga është realizuar dy muaj përpara se Egli të hynte në Big Brother VIP. Egli ka qenë pjesë e një projekti që unë kam realizuar, më saktë protagoniste e klipit dhe i thashë që pse nuk e tenton tek muzika sepse realisht është e intonuar, tek pjesa e vokalit është mirë dhe imazhin e ka. E tentuam dhe kemi edhe disa materiale të tjera.