Një grua nga Gana po synon të thyejë rekordin Guinness pasi këndoi për 126 orë e 52 minuta. Afua Asantewaa, njëherësh një sipërmarrëse, nisi sfidën për të kënduar një repertor prej 125 këngësh në prag të Krishtlindjeve dhe përfundoi përpjekjen e saj pesë ditë më vonë. Asaj iu lejua një pushim 5-minutësh çdo orë ose një pushim 20-minutësh çdo katër orë sipas rregullave të rekordeve botërore Guinness.
Ajo u përpoq të thyente rekordin prej 105 orësh, i cili u vendos nga muzikanti indian Sunil Waghmare në vitin 2012. Gruaja nga Gana tani e ka dërguar aplikimin në Guinness.