Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Music

Këngën “PRINCESH” të Gjestit, Orgito Dapaj e sjell live në mënyrën më të veçantë në Top Albania Radio!

Në çdo edicion të “Big Brother VIP” muzika ka gjithmonë një vend shumë të rëndësishëm dhe sigurisht këtë vit mes një numri shumë të madh artistësh dhe me një kitarë banorët kanë dhuruar spektakël duke risjellë hite në një mënyrë mjaft të veçantë. Duke marrë parasysh këtë edhe në “Big Brother Radio” me Klajdi Musabelliun, Petro Xhorin, Orgito Dapajn dhe Ergys Shahun një emision që këtë të enjte iu dedikua vetëm muzikës së BBV. Performanca live ishin të paharrueshme dhe nuk duhen humbur.

Si ndihet Orgito që kënga e tij ka ardhur shpesh në Big Brother dhe është kënduar shpeshherë edhe nga Gjesti?

Normal që ndihem mirë, por edhe e pres sepse është një nga këngët e mia të para dhe ka ngelur. 

Më tej ai vendosi të sillte gjithashtu hitin e Gjestit “PRINCESH” duke thënë se:

Gjesti më ka përshëndetur me këngën time dhe unë do ta përshëndes me këngën e tij.