Një vajzë mbeti e plagosur si pasojë e shkëputjes të një ashensori në kryeqytet. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, në një pallat në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Mësohet se e plagosura është një vajzë 24-vjeçare, e cila ishte brenda në ashensor. 24 vjeçarja u transportua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të shkëputjes së ashensorit .