E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë ish-konkurrentja e “Përputhen”, Emi. Ajo ka diskutuar më shumë mbi marrëdhëniet e brezit të sotëm, por duke ndarë dhe disa detaje nga jeta e saj personale…
Emi ka dhënë dhe këshilla se si mund të kuptoni tradhtinë…
Nëse dikush të del në TikTok “suggested for you”, i bie që një person afër teje ka komunikim me këtë profil. Kështu që nëse ju del shpesh një vajzë në TikTok… Kështu që goca, kujdes. Tradhtia nuk zbulohet nga ato që ka ‘follow’ në Instagram, por nga ato që nuk i ka. Unë për shembull mund të kem pasur ish-a që nuk i kam fare më në rrjete sociale, por mundohen të të shkruajnë tek numri. Kam dhe një teori të çmendur, bën sikur po e përqafon të dashurin, por e mban dorën tek pulsi tek dora tek qafa, dhe e pyet si të ka shkuar dita, me kë ishe sot. Nëse i ngrihen rrahjet e zemrës, po ju gënjen.