Horoskopi

Këto 4 shenja nuk e kanë dhe aq lehtshëm parashikimin e yjeve për dhjetorin!

Më 8 dhjetor, Marsi në Shigjetar përballet kokë më kokë me Saturnin në Peshq dhe kjo mund të sjellë idenë se diçka (ose dikush) po ju ngadalëson zhvillimin e po ju pengon motivimin. Mërkuri në Akrep do të krijojë një kundërshti me Uranin në prapavijë te Demi më 10 dhjetor, duke krijuar kaos.

Demi

Sfida jote më e madhe në dhjetor është të kuptosh vijën e paqartë mes intimitetit e pritshmërive. Me Afërditën që trazon shtëpinë tënde të tetë, emocionet e thella, brishtësia dhe prioritetet e përbashkëta dalin në sipërfaqe, por Saturni dhe Neptuni në shtëpinë tënde të 11-të ndërlikojnë shpresat e pritshmëritë e tua. Miqësitë, dinamika e grupit ose planet për të ardhmen mund të duken kaotike, duke të lënë të pyesësh kush është vërtet në krahun tënd. Mund të kërkosh afrimitet, por njëkohësisht të ndihesh i keqkuptuar ose i pambështetur.

Gaforrja

Një pjesë e sfidës së dhjetorit lidhet me menaxhimin e emocioneve që ke mbajtur të fshehura Gaforre. Hëna e plotë te Binjakët nga 4 dhjetori, po prek shtëpinë tënde të 12-të të privatësisë dhe të vërtetave të pathëna, duke e bërë më të vështirë të qëndrosh i qetë ose i përqendruar. Mund të ndihesh i mbingarkuar pa e ditur saktësisht pse. Kujtime të vjetra, ëndrra ose ankthi sjellin trazira në fokusin tënd të zakonshëm. Ky është një muaj ku bota jote e brendshme kërkon vëmendje, edhe pse ti do të preferoje të qëndroje i zënë me gjëra të jashtme.

Virgjëresha

Virgjëreshë, këtë muaj duhet të gjesh fjalët e duhura kur presionet personale dhe ato të jashtme përplasen me njëra-tjetrën. Me Mërkurin që lëviz në shtëpinë tënde të katërt, çështjet familjare ose rrënjët emocionale kërkojnë vëmendje. Ndërkohë, Saturni në sektorin tënd të marrëdhënieve krijon tension me një partner ose bashkëpunëtor që pret qartësi dhe konsistencë. Sfidë është të komunikosh kufijtë e tu, pa u dukur i largët.

Ujori

Dhjetori të shtyn të vendosësh prioritetet, të përshtatesh shpejt e të reagosh me qetësi, në vend që të shpërthesh, Ujor. Të duhet të qëndrosh me këmbë në tokë, ndërsa presionet profesionale dhe dinamika personale të tërheqin në drejtime të kundërta. Me Mërkurin që aktivizon shtëpinë tënde të 10-të të karrierës dhe imazhit publik, bisedat, vendimet ose përgjegjësitë e punës kërkojnë më shumë fokus. Por, kundërshtimi i Mërkurit me Uranin në prapavijë në shtëpinë e katërt, më 10 dhjetor, trazon botën tënde me ndryshime të papritura, trazira emocionale ose lëvizje të paplanifikuara.