Regjisori i mirënjohur Kiço Londo ishte i ftuar në emisionin “Back to the Beginning” me Kozeta Kurtin në Top Albania Radio, ku ndau me dëgjuesit rrëfimin e sinqertë dhe të thelluar të rrugëtimit të tij artistik. Në një bisedë të mbushur me reflektime dhe nostalgji, Londo foli për fillimet e karrierës në një kohë sfiduese për artin shqiptar, për rolin që kanë luajtur mentorët dhe institucionet kulturore, si dhe për formësimin e tij si regjisor që ka ditur të qëndrojë i fortë nëpër kohë. Ai përshkroi artin e regjisë jo thjesht si profesion, por si një përkushtim jetësor ndaj së bukurës dhe së vërtetës në skenë.
Gjatë intervistës, Londo solli në vëmendje eksperiencat e tij në teatrot kryesore të vendit dhe bashkëpunimet me aktorë të shquar të skenës dhe ekranit shqiptar. Me një karrierë që përfshin dekada të tëra, ai ka lënë gjurmë të thella në kulturën shqiptare përmes shfaqjeve që kanë prekur publikun në mënyrë të veçantë. Kiço Londo foli edhe për sfidat aktuale të teatrit dhe për nevojën që brezat e rinj të kenë më shumë hapësira krijuese, duke theksuar se arti duhet të mbetet gjithmonë një mjet i fortë për të ngritur vetëdijen dhe për të ruajtur identitetin kulturor.
I kthyer pas në kohë, si ka qenë eksperienca e tij si drejtor i Teatrit Metropol, por edhe atij Eksperimental?
Koha kalon. E rëndësishme është që të bëjmë diçka. Të lëmë diçka. Edhe të përpiqemi të punojmë për aq kohë sa kemi energji kemi energji dhe fuqi. Mendoj që unë kam shërbyer me sinqeritet dhe me seriozitet. Nuk mendoj që nuk kam bërë muzikë. Nuk mendoj që çdo gjë ka rrjedhur vaj, por kam shërbyer. Kam shërbyer dhe ajo gjë ka vyer më shumë nga e gjithë ajo që ju konsideroni ish tek unë. Jam i fituar.
Po përsa i përket pjesës së krijimit të marrëdhënieve me kolegët e tjerë, pa qenë nën petkun e drejtorit?
Drejtor është një fjalë pak e vrazhdë. Kur isha në punë këto 6 vitet e fundit i thosha gocave, pasi i ftoja nga ora 9-10 të pinim kafe, që ‘këtë privilegj gjysmën e kohës e keni për të sharë drejtorin’. Nuk besoj se unë kam qenë saturë drejtori ndonjëherë. Kam qenë një njeri që më ka pëlqyer të shërbej. T’i shërbej teatrit, t’u shërbej njerëzve, t’i pres njerëzit dhe t’i përcjell pasi ka mbaruar shfaqja. Natyrisht kjo nuk është e lehtë dhe përpara përgatitja e ‘kuzhinës’ së shfaqjeve është presion shumë i madh, angazhim shumë i madh. Nganjëherë gjërat nuk shkojnë mirë.