Udhëheqësi koreano-verior, Kim Jong-un rikonfirmon angazhimin për Denuklearizimin e Gadishullit Korean, si dhe për takimin e 12 Qershorit me Presidentin Donald Trump. Qëndrimin e shprehu lideri koreano-jugor, Moon Jae-in, i cili pati një takim të paparalajmëruar me homologun e Koresë së Veriut. Për shkak të rritjes së tensioneve, nuk u përjashtua mundësia e anulimit të samitit të 12 Qershorit në Singapor, që do të bëjë bashkë liderët e Amerikës e të Koresë Komuniste.