Bota

Kim Jong Un takon homologun e tij Xi Jinping

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un u takua për herë të dytë brenda dy muajve me homologun e tij kinez, Xi Jinping në qytetin verilindor kinez të Dalianit, në një vizitë të panjoftuar më parë. Takimi i sotëm vjen pas një samiti historik në fund të prillit mes Kim Jong-un dhe homologut koreano-jugor, Moon Jae-in, e përpara bisedimeve të shumëpritura mes liderit komunist dhe presidentit amerikan, Donald Trump.