Krahas Mario Dedivanovic i cili e grimon në mënyrë perfekte, Kim Kardashian tashmë i ka besuar bukurinë e saj edhe një tjetër shqiptareve.
Bëhet fjalë për eksperten e shëndetit të lëkurës Toska Husted e lindur në Kosovë dhe prej vitesh e shpërngulur në Shtetet e Bashkuara.
Ajo ka bashkëpunuar me shumë personazhe të njohur në Hollywood por Kim Kardashian është e preferuara e saj.
Kjo e fundit ka vendosur të bëjë një trajtim të veçantë së bashku me mamanë e saj Kris Jenner në qendrën estetike të Toskës, “Toska European Center” në Karolinën e Jugut.