Kina ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se çdo marrëveshje tregtare e arritur mes dy palëve nuk do të jetë e vlefshme, nëse Uashingtoni vendos tarifa dhe masa të tjera. Në deklaratë nuk është përmendur arritja e ndonjë marrëveshjeje në takimin e Sekretarit amerikan për Tregti, Wilbur Ross dhe Zv/Kryeministrit kinez, Liu He. Donald Trump insiston në ndryshime rrënjësore në marrëdhëniet tregtare mes dy fuqive botërore.