Mirësevini në “vendin më të lumtur në botë”… që ndodh të jetë jashtëzakonisht miqësor me qentë. Dhe është gjithashtu një kafene, e quajtur ‘Boris & Horton’. ‘Boris & Horton’ u hap zyrtarisht në New York City në vitin 2018 për të gjithë adhuruesit e qenve që të bashkohen.
Kafeneja, e cila ka një përzgjedhje të madhe pijesh dhe ushqimesh të lehta, është gjithashtu një hapësirë e shkëlqyer për të bërë dhe punën tuaj online. Një menu e mbushur me seksione për pije, pasta, sanduiçe dhe më shumë, me artikuj si kafe e veçantë, sanduiç për të krijuar vetë dhe verë natyrale. Gjithçka duke qenë në prani të miqve tuaj katërputroshë.

Për të mësuar më shumë rreth kafenesë, ‘BuzzFeed’ foli me bashkëthemeluesin Coppy Holzman se nga erdhi kjo ide për një kafene qensh dhe cili është misioni i tyre i përgjithshëm. Coppy tha:
Vajza ime Logan dhe unë donim të krijonim vendin më të lumtur në botë që të ishte miqësor me qentë. Ne ofrojmë ushqime dhe pije të shijshme me cilësi të lartë dhe përpiqemi që njerëzit të ndihen të mirëpritur. Sikur të hynin në dhomën tonë të ndenjjes.
Së bashku me kafenenë, ‘Boris & Horton’ gjithashtu përdor hapësirën e tyre për të organizuar një sërë eventesh. Duke filluar nga shfaqjet komedi, portrete të kafshëve shtëpiake dhe më shumë. Brenda dyqanit ‘Boris & Horton’ ka gjithashtu një sërë mallrash për ju dhe qenin tuaj. Gjithçka nga kapelet, ëmbëlsirat e qenve, çanta dhe më shumë. Të gjitha për t’i shijuar miku juaj katërputrosh. Megjithatë, për fat të keq dyqani është vendosur të mbyllet në fund të këtij muaji. Kjo nuk është vetëm trishtuese, por do të thotë një vend më pak për qentë për të shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit.
