Art & Kulturë Back to the Beginning Music

Klodian Makashi: “Shqipëria ka një rritje në imazhin e saj në arenën ndërkombëtare, ka një lloj kurioziteti…”

I ftuar në emisionin “Back to the Beginning” në Top Albania Radio ka qenë producenti i sipërmarrjes së pavarur artistike, Klodian Makashi. Më 14 Shtator, “Scorpions” rikthehen në Tiranë, në zemër të qytetit në Sheshin Skënderbej dhe në lidhje me këtë ngjarje së bashku me Kozeta Kurtin ata diskutuan se çfarë pritet të ndodhë dhe jo vetëm kaq…

Kozeta e pyeti në lidhje me arsyen se pse artistë kaq të famshëm zgjedhin që të vijnë sërish në Shqipëri?

Për fat të keq realiteti është i hidhur. Kur unë e nisa këtë punë para shumë vitesh vura re që nuk e kishin fare në konsideratë Shqipërinë. Vinin në Maqedoni, Serbi, Greqi shumë grupe por në Shqipëri kalonin dhe unë thoja ‘pse’. Shqipëria ishte komplet jashtë harte dhe nuk ekzistonte. Për të qenë i sinqertë këtyre njerëzve nuk ua ndjen për Shqipërinë, as për shumë shtete. Patjetër që Shqipëria në këto vitet e fundit ka një rritje në imazhin e saj në arenën ndërkombëtare, ka një lloj ndikimi fatmirësisht për mirë dhe ka një lloj kurioziteti çfarë ndodh në Shqipëri. 

Ndër të tjera Klodiani shtoi se:

Nga ana e industrisë, Shqipëria për ta është thjesht një vend më shumë për të marrë disa lekë. Nuk është një treg i madh, nuk është një treg që do të vijnë edhe për të investuar. 

Sa udhëhiqet Klodiani emocionalisht nga këto grupe?

Puna është pasion padiskutim, që ta bësh një punë bukur dhe mirë duhet që ta duash. Kemi një fat që puna që ne bëjmë është e bukur, ka ndodhi padiskutim ka stres, shumë ngarkesë, presion dhe shumë faktorë që mund të ndikojnë dhe të të bëjnë që të dështosh në fund. Ne kujdesemi që të gjithë këta faktorë që mund të ndikojnë për të dështuar ne t’i rregullojmë që në fund të jetë diçka e realizuar.