Aktualitet

KLSH kallëzon në prokurori 12 zyrtarë të Hipotekës Elbasan

Tjetërsuan pronat, Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në Prokurori, 7 ish-regjistrues, 4 specialistë dhe një ish-specialist të Hipotekës së Elbasanit. Sipas KLSH-së, ata kryen regjistrime pa dokumentacionin e duhur ligjor, duke regjistruar liqenin e kullotat si toka bujqësore. Krahas shkeljeve, Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se kanë shmangur procedurat për arkëtimin e  vlerës 257 milionë lekë, të ardhura të munguara për Buxhetin.