Botë e Çuditshme Lifestyle

Koka bën koka pëson, 23-vjeçarja përfundon me buzë të deformuara për shkak të alergjisë!

Kailee Jones nuk e kishte menduar kurrë që dëshira për të patur buzë të plota do t’i shndërohej në makthin e saj më të keq. 23-vjeçarja amerikane vendosi që të rimodelonte buzët, duke injektuar 1 ml acid hialuronik përkatësisht në buzën e sipërme dhe të poshtme, por rezultati nuk ishte ai që priste.

Një orë pas injektimit buzët e saj filluan të ënjteshin me një shpejtësi të frikshme dhe dukeshin gati 8 herë më të zmadhuara se përmasat e tyre normale. Kailee provoi që të ulte ënjtjen me akull, por nuk po jepte asnjë efekt. Ndërkohë që kishin kaluar 48 orë nga injektimi, vajza e re nga Philadelphia nuk mund të pinte apo fliste normalisht për shkak të fryrjes ekstreme dhe dhimbjeve në buzë.

Duke qenë se situata po i dilte jashtë kontrollit, ajo iu drejtua mjekut të saj që i dha steroide orale. Ky i fundit e paralajmëroi gjithashtu se asaj rrezikonte t’i mbyllej fyti për shkak të ënjtjes në buzë, që nëse nuk kapej në kohë mund të shkonte deri në qafë. Fatmirësisht, alergjia nisi të qetësohej 3 ditë pas marrjes së pilulave pa qenë nevoja e një trajtimi shtesë apo shpërbërjes së filler-it, mbushësit të buzëve.

Bota moderne u tregon burrave dhe grave se si duhet të sillen, cilat duhet të jenë rolet e tyre shoqërore dhe si duhet të duken. Për shkak të kësaj, të gjithë janë mësuar që gratë të lyejnë flokët dhe t’i mbajnë thonjtë në formë perfekte. Figurat e njohura publike e përjetojnë edhe më shumë këtë presion shoqëror.

Së fundmi, një kirurg kozmetik ka paralajmëruar rritjen e numrit të pacientëve të ‘tjetërsuar’ për shkak të standardeve të shtrembëruara të bukurisë të promovuara në mediat sociale. Dr.Steven Harris thotë se një pamje e deformuar pas trajtimit të dobët me mbushës (filler) është bërë diçka normale tani, por shton se tendenca mund të shkaktojë ‘dëm fizik dhe psikologjik’. Ai tha se mjekët kozmetikë kanë “një detyrë të kujdesen që së pari të mos dëmtojnë” dhe se kjo qasje e tepruar është një “epidemi”.