Sport

Kombëtarja nis përgatitjet në Zvicër në prag të dy miqësoreve

Kombëtarja shqiptare është grumbulluar ditën e sotme në Zyrih nën drejtimin e trajnerit Christian Panucci. Kombëtarja do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në Zvicër me Kosovën më 29 maj dhe me Ukrainën më 3 qershor. Për këto dy ndeshje, Panucci ka vendosur të lërë jashtë Armando Sadikun, ndërsa ka ftuar për herë të parë Sindrit Gurin, dhe Egzon Binakun, mbrojtësin e Malmos.