Sport

Komisioni i Disiplinës dënon skuadrën e Flamurtarit

Komisioni i Disiplinës në FSHF dënoi skuadrën e Flamurtarit për dhunën e shfaqur ndaj arbitrave në përfundim të ndeshjes me Vllazninë. Klubi vlonjat u dënua me zhvillimin e dy ndeshjeve në fushë asnjanëse dhe një milion lekë gjobë. Trajneri Ardi Behari, u dënua me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti, ndërsa Administratori i klubit vlonjat, Sinan Idrizi u dënua me 18 muaj pezullim nga aktiviteti dhe 200 mijë lekë gjobë për sulmin ndaj arbitrit të ndeshjes Ilir Tartari të ndeshjes.