Sport

Komisioni i Ligës miraton rritjen e numrit të futbollistëve të huaj

Komisioni i Ligës Profesioniste të Futbollit, miratoi që nga katër, numri i futbollistëve të huaj të cilët luajnë në kampionatin shqiptar të rritet në 5. Vendimin përfundimtar rreth propozimit të miratuar në parim nga Komisioni i Ligës Profesioniste të Futbollit do të merret nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF. Prej vitesh ekipet e Superligës kanë kërkuar që numri i të huajve që mund të aktivizohen në fushë të ishte më i madh se 4.