Bota

Kompania ajrore “British Airways” ul pagat e punonjësve me 20%

Pilotët e kompanisë ajrore “British Airways” miratuan një plan që parashikon uljen e përkohshme të pagave me 20% për të kufizuar shkurtimet e vendeve të punës. Sindikata e tyre votoi në mbështetje të këtij plani, ndërsa sektori ajror është zhytur në krizë për shkak të pandemisë së koronavirusit. 270 janë vendet e punës që pritet të shkurtohen.