Dy organizata të mëdha, përfaqësuese të kompanive ajrore dhe Shoqëria e Aeroporteve Europiane kritikojnë kufizimet e udhëtimeve në Europë duke i cilësuar si “absurde” dhe që minojnë besimin e konsumatorëve. Sektori ajror europian u bën thirrje shteteve anëtare të BE-së e hapësirës Shengen si dhe Britanisë së Madhe, të rishikojnë kufizimet e udhëtimeve të vendosura mes tyre, veçanërisht karantinën. Shumë prej kufizimeve i cilësojnë “inkoherente me parimet e vendosura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra Europiane për Parandalimin e Kontrollin e Sëmundjeve”.