Gjykata e Apelit mbështeti një vendim që dënon ish-presidentin e Gjeorgjisë, Mikhail Sakashvili për shpërdorim detyre gjatë një incidenti të vitit 2005. Gjykata e Tbilisit e kishte dënuar në mungesë Sakashvilin, me gjashtë vite burg për urdhërimin e pjesëtarëve të forcave speciale për të rrahur ligjvënësin, Valery Gelashvili. Ish-presidenti, i cili jeton në Holandë, ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, duke i quajtur ato të motivuara politikisht.