Bota

Konflikti Izrael-Iran, Merz i kërkon Netanyahut të përmbahet me sulmet

Kancelari gjerman, Friedrich Merz foli në telefon me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe i kërkoi të përmbahej në fushatën e tij ushtarake kundër Iranit, tha Reuters.

Merz shprehu mbështetjen e Gjermanisë për sulmet ushtarake izraelite ndaj objekteve bërthamore të Iranit, por theksoi rëndësinë e kërkimit të zgjidhjeve diplomatike për të zgjidhur konfliktin.

Pak ditë më parë Merz tha se Izraeli po bën punën e ndyrë për të gjithë botën duke sulmuar objektivat bërthamore të Iranit.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundër Iranit.

Starmer thotë se ekzistonte një “rrezik real përshkallëzimi” në konflikt, duke i nxitur të gjitha palët të kërkonin një zgjidhje diplomatike.

Ai thotë se më parë ka pasur “disa raunde diskutimesh me SHBA-në” dhe “kjo, për mua, është mënyra për të zgjidhur këtë çështje”.

Komentet e tij vijnë ndërsa Sekretari i Jashtëm David Lammy e çon thirrjen e Britanisë për deeskalim në Uashington, ku do të takohet me diplomatin më të lartë të Trump, Marco Rubio.