Bota

Shenja tërheqjeje nga Irani? Raporti i ‘New York Times’: Gati për takim me Donald Trump

Irani do ta pranojë ofertën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për një takim në të ardhmen e afërt, sipas një raporti në New York Times të mërkurën, duke cituar një zyrtar të lartë iranian.

Gazeta, duke cituar zyrtarin, shtoi se Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi do të pranonte një takim të tillë për të diskutuar armëpushimin me Izraelin.

Trump, i cili ka thënë se dëshiron që bisedimet të përqendrohen në programin bërthamor të Iranit, tha të hënën se mund të dërgojë të dërguarin e SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ose zëvendëspresidentin J.D. Vance, për t’u takuar me zyrtarët iranianë.

Tre aeroplanmbajtëse të SHBA-së, së bashku me skuadrone superbombarduesish strategjikë, kanë mbërritur tashmë në zonë, duke rritur ndjeshëm praninë ushtarake amerikane pranë teatrit të konfliktit, shkruan La Repubblica.

Sipas burimeve ndërkombëtare, një nga objektivat kryesorë të mundshëm është një kompleks i pasurimit të uraniumit, i vendosur në thellësi nën një mal – objektiv i vështirë për t’u shkatërruar edhe me armë të fuqishme si bombat “Moab” (Mother of All Bombs).

Në rast se goditja ajrore nuk rezulton e mjaftueshme, skenarët operativë përfshijnë edhe një ndërhyrje tokësore me trupa elitare. Një njësi e specializuar e parashutistëve izraelitë, e mbuluar nga forcat ajrore amerikane, mund të angazhohet në terren për të neutralizuar objektivin.