Njëqind e një milje, 162 km apo 130 km në linjë ajrore, për të ndarë dy botë; në fakt ka vetëm një botë, kjo e çmendura ku po jetojmë, ku lufta bëhet edhe përmes topit të futbollit.
Nëse futbolli është pasqyra e kohëve, ky botëror amerikan e tregon gjeopolitikën më mirë se shumë samite diplomatike dhe për ta kuptuar më mirë, mjafton të përshkosh një autostradë me 8 korsi që bashkon zonën e jugut të Los Angelesit me San Diegon. Pak më poshtë, përtej kufirit me Meksikën është Tijuana.
Nga njëra anë është baza e SHBA për përgatitjen e Botërorit, në anën tjetër është Irani që ka përfunduar në kufirin e gjatë dhe të rrezikshëm meksikan për të marrë pjesë në një festë ku ndihet si i tepërt. Të dy vendet janë në konflikt prej dekadash dhe në luftë të hapur prej 3 muajsh mes bombavem armëpushimeve të përkohshme dhe një ngushticë të mbyllur nga ku kalon fati i të gjithëve.
Dhe në këtë kontekst, konkurrenca sportive mes dy kombeve armike nuk mund të jetë normale me njërin vend që nuk duhet të hyje në territorin e tjetrës. Fanelat e administratës Trump janë më të ngushta se kurrë dhe as botërori i futbollit nuk bën përjashtim
Në Irvine, në kontenë e Orange County, SHBA përgatisin Botërorin e shtëpisë në Great Park, ku njëherë e një kohë ka qenë një bazë gjigante ajrore e Marinës amerikane; këtu ngriheshin avionë ushtarakë, të njëjtët që aktualishit bombardojnë në anën tjetër të botës. Në këtë pjesë ndihet në mënyrë të vecante kontesti gjeopolitik i kompeticionit dhe kontrolli i rreptë i kufirit. Futbollistët e kombëtares iraniane dhe një pjesë e stafit e vuajtën ndjeshëm, ndryshe është diskutimi për 13 anëtarë të stafit duke përfshirë edhe presidentin e federatës Mehdi Taj që konsiderohen si të afërm me Pasdaran që nuk morën autorizimin për të hyrë në SHBA.
Të gjithë do të qëndrojnë në Tijuana ku Irani përgatit Botërorin me sytë e të gjithë planetit mbi ta; edhe toka meksikane për ta është një plan emergjence, duke qenë se në fillim ishte parashikuar ta kishin bazën në Phoenix. Tensionet diplomatike, vështirësitë me vizat dhe shqetësimet e lidhura me sigurinë sollën në marrjen e një vendimi të paprecedentë; të gjithë transferohen në kufirin meksikan, në një qytet me më pak kushte. Tani skuadra iraniane stërvitet në strukturat e klubit të Tijuana dhe të stadiumit Caliente të shndërruar në një lloj qyteze të mbrojtur.
Hoteli i skuadrës, ndërkaq, po mbrohet nga agjentë në veshje lufte edhe pse ndonjë tifoz u pa të vijë për të përshëndetur Taremin e të tjerët duke bërë foto dhe marrë autograf. Sidoqoftë për skuadrën iraniane nuk është e lehtë që të qëndrojnë të përqendruar dhe në formë të plotë; ata do të kenë detyrimin e udhëtimeve super të shpejta në prag të ndeshjeve në Los Angeles e Seattle me rikthimin menjëherë në Tijuana në përfundim të tyre. Të paktën 20 gazetarë, të akredituar rregullisht, do të duhej të ndiqnin skuadrën iraniane, por janë ende në Teheran, nuk kanë marrë viza, 3 ditë përpara debutimit të Iranit me sfidën ndaj Zelandës së Re.
Nga grumbullimi i blinduar në Tijuana në Irvine festive. Baza amerikane Great Park Sports Complex është shndërruar në epiqendrën e krenarisë amerikane; mijëra tifozë kanë sfiduar të nxehtin e Kalifornisë për të ndjekur një seancë stërvitore të hapur të skuadrës së Mauricio Pochettinos, kërkesat për të hyrë ishin mbi 35 mijë, por ishin vetëm 5500 vende të disponueshme. Pastaj ishin flamujt, koret, familjet, fëmijët të zjarrtë në thirrjet “Christian, please” dhe “Christian, come on”. Në një moment Pulisic firmosi edhe te uniformat e një agjenti të policisë. Ishte pikërisht lojtari i Milanit rekordmeni i skuadrës me 36 minuta pa pushim që nënshkruante autografë.
Nuk është vetëm futboll, por një krenari patriotike sepse për herë të parë në historinë moderne SHBA-të presin një Botëror me mundësitë reale për të shkuar shumë përpara. Obsesioni për sigurinë këtu ia lë vendin entuziazmt që duhet të shoqërojë një event të tillë. Thonë se Botërori u krijua për të fshirë kufijtë, por kjo distancë prej 101 miljesh tregon të kundërtën.