Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mblidhet sot për të diskutuar sulmet me raketa të palestinezëve ndaj Izraelit. Mbledhja u thirr nga Shtetet e Bashkuara që kërkojnë dënimin e ashpër të këtyre sulmeve, të cilave shteti hebraik iu kundërpërgjigj. Zhvillimet e fundit përbëjnë konfliktin më serioz mes palëve që prej 2014-ës. Ato shënohen në një kohë tensionesh në kufirin e Gazës, pasi mbi 100 palestinezë janë vrarë nga ushtria izraelite, javët e fundit.