Aktualitet

Konflikt për pronën në Gjirokastër, 93 vjeçari plagos me kallashnikov një 61 vjeçar!

Kishin konflikte pronësie, 93 vjeçari plagos me armë zjarri një shtetas 61 vjeç në Gjirokastër. Ngjarja ndodhi sot në mëngjes, në fshatin Mashkullorë dhe raportohet se i lënduari u dërgua në spital ku për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.

I moshuari u shoqërua nga policia dhe iu gjet e sekuestrua kallashnikovi me të cilin qëlloi. Nga grupi hetimor vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 09:40, në fshatin Mashkullorë, dyshohet se për shkak të konflikteve të vazhdueshme për motive pronësie, shtetasi A.Ç., 93 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P.Ç., 61 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi A.Ç., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit kallashnikov. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.