Aktualitet

Kontrolli i Policisë Rrugore në Korçë, arreston 5 shoferë dhe vendos 184 gjoba

Në kuadër të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve, shërbimet e Policisë Rrugore ushtruan kontrolle edhe në akset rrugore në Qarkun e Korçës, ku 5 shoferë ranë në pranga. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dijë se në total janë vendosur 184 masa administrative, për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit.