Dy arinj polarë, Aleut dhe Gregor, në një kopsht zoologjik në Çeki, po përballen me temperaturat e larta verore duke u freskuar me akull të shpërndarë në hapësirën e tyre të hapur. Drejtori i kopshtit zoologjik, Miroslav Bobek, tha se përdorimi i akullit do të jetë i nevojshëm për të paktën dhjetë ditë gjatë verës, në varësi të parashikimeve të motit.
Ai shtoi se arinjtë polarë janë ndër kafshët që kërkojnë kujdes të veçantë gjatë periudhave të nxehtësisë ekstreme. Ndërkaq, arinjtë “Efe” dhe “Ege”, të cilët janë nën mbrojtje në Konya të Turqisë, nuk mund të flejnë për shkak të temperaturave të larta sezonale për shkak të efektit të ngrohjes globale. Të gjetur të rraskapitur në natyrë dhe të sjellë në Qendrën e Rehabilitimit të Kafshëve të Egra të Komunës Karatay, arinjtë janë pritur në zona të veçanta të krijuara për ta prej 3 vitesh.
Një ari i rrallë polar që u shfaq jashtë një vile në një fshat të largët në Islandë u qëllua nga policia pasi u konsiderua një kërcënim. Ariu u vra në veriperëndim të Islandës pasi policia u konsultua me Agjencinë e Mjedisit, e cila refuzoi të zhvendoste kafshën. “Nuk është diçka që na pëlqen të bëjmë. Në këtë rast, siç e shihni edhe në foto, ariu ishte shumë afër një shtëpie verore. Aty ishte një grua e moshuar e cila ishte vetëm. Ajo u frikësua dhe u mbyll lart teksa ariu gërmonte nëpër mbeturinat e saj”-tha shefi i policisë së Westfjords, Helgi Jensson. Ajo kontaktoi vajzën e saj në Reykjavik, kryeqytetin e vendit, me lidhje satelitore dhe bëri thirrje për ndihmë.