Prokuroria ngriti akuzë ndaj tre efektivëve të Komisiariatit të Korçës, për mosdhënie ndihme 27-vjeçarit Enea Ftoj, i cili ndërroi jetë në mjediset e Paraburgimit. Edhe pas konkluzioneve të ekspertizës mjeko-ligjore, hetimet vijojnë. Fakti që 27-vjeçari nuk vdiq nga dhuna, nuk i shkarkon policët nga përgjegjësia penale. Gjatë qëndrimit në Paraburgim, ai shfaqi probleme shëndetësore. Policia akuzohet se shkeli rregulloren e trajtimit të të shoqëruarve dhe nuk ka kryer kontrolle periodike në qeli.