Ministri japonez i Mbrojtjes kërkoi një buxhet rekord për shpenzime ushtarake. Kërkesa vjen teksa vendi përballet me kërcënimin bërthamor e raketor të Koresë së Veriut, sikurse edhe me rritjen e ndjeshme të aktiviteteve ajrore e detare të Kinës në rajon. Nëse miratohet nga Parlamenti, buxheti prej 48 mld dollarë do të shënonte rritjen e shtatë radhazi nën drejtimin e kryeministrit konservator të Japonisë, Shinzo Abe.