Bota

Koreja e Veriut liron 3 të burgosur amerikanë

Koreja e Veriut ka lënë të lirë 3 shtetas amerikanë të burgosur prej kohësh. Lajmi bëhet i ditur nga presidenti Donald Trump përmes rrjetit social “Twitter”. Zhvillimi i fundit vjen si sinjal i vullnetit të mirë përpara takimit historik mes shefit të Shtëpisë së Bardhë dhe udhëheqësit suprem koreano-verior, Kim Jong-un. Të liruarit shoqërohen nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, i cili ka udhëtuar për herë të dytë drejt Penianit në pak javë, për të rakorduar planet për bisedimet mes Donald Trump dhe Kim Jong Un.