Shpërthimi i Koronavirusit të ri mund të prekë ndjeshëm edhe industrinë e Hollywood.
“The Hollywood Reporter” ka zbuluar se industria e filmit pritet të pësojë 5 miliardë dollarë humbje nëse virusi nuk ngadalësohet në javët në vazhdim.
“Box Offices” janë duke humbur para ndjeshëm për shkak të mbylljes së kinemave në Kinë, Itali, Korenë e Jugut dhe Japoni.
Premiera të filmave të ndryshëm që priteshin të ndodhnin në muajin shkurt dhe mars janë anuluar në të gjitha vendet e prekura nga Koronavisuri.
Në Amerikë deri tani janë konfirmuar 100 persona të prekur nga Covid-19.