Aktualitet

Korrupsioni me rrugët, lirohet ish-drejtori i ARRSH Andi Toma

Gjykata e Apelit të Durrësit liroi nga burgu ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Andi Toma. Pasi shqyrtoi kërkesën, vendosi masën ‘detyrim paraqitje’ për Tomën. Kjo nënkupton se hetimi për ish-drejtorin e Rrugëve do të bëhet në gjendje të lirë. Andi Toma akuzohej për abuzime me fondin e rrugës Elbasan-Gjinar.