Anulohet përfundimisht seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e thirrur për t’u zhvilluar sot me kërkesë të qeverisë. Kryeparlamentari Kadri Veseli deklaroi se punimet e seancës jashtë radhe për miratimin e ekipit negociator me Serbinë do të mbahen nesër në orën 14:00. Sipas propozimit të kryeministrit Haradinaj, ekipi negociator do të udhëhiqet nga Zv.Kryeministri Fatmir Limaj.