Emrat e anëtarëve të ekipit negociator të Kosovës në bisedimet me Serbinë, janë në dorën e deputetëve të Listës Serbe. Ata janë tërhequr nga mbështetja për qeverinë Haradinaj dhe kjo ka bllokuar votimin në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit në Prishtinë. Ndërkaq LDK-ja dhe Vetvendosje janë kundër procesit për të cilin thonë se mund të shkojë deri në korigjimin e kufijve.