Rajoni

Kosovë, Opozita: Ideja e Thaçi-it për ndryshim të kufirit me Serbinë, veprim antikushtetues

Partitë opozitare në Kosovë vlerësojnë se ideja e Presidentit Hashim Thaçi, për ndryshim të kufirit me Serbinë është veprim antikushtetues. Gjatë një debati në Prishtinë, Kryetari i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti akuzoi Thaçin se ka zbehur shtetësinë e Kosovës. Në të njëjtën linjë u shpreh dhe kreu i grupit kuvendor të Lidhjes Demokratike. Sipas Avdullah Hotit, “Dëmet që po i bëhen shtetit të Kosovës nga propozime të tilla janë të rënda”.