Shkarkohet Ministri i Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës, Bajram Hasani nga Radhët e Nismësocialdemokrate. Largimi nga detyra u kërkua nga kryeministri Ramush Haradinaj. Vendimi vjen në një kohë kur Kuvendi i Kosovës është përfshirë në debate për çështjen e kufirit. Sipas përfaqësuesve të Nismës, Hasani u lirua nga detyra e ministrit me qëllim që të jetë pjesë e grupit negociator të Kosovës në bisedimet me Serbinë.