Aktualitet

Kotzias: Me Bushatin diskutuam për negociatat!

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias deklaroi se me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati, nuk ka diskutuar mbi marrëveshjen e pritshme dypalëshe, por tema kryesore ka qenë përballimi i kundërshtimeve për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Shefi i diplomacisë greke tha se të hënën e ardhshme në Luksemburg do të ketë një mëngjes pune të Ministrave të Jashtëm, ku do të diskutohet mbi Shqipërinë.