Showbiz

Kourtney dhe Kim irritohen me njëra-tjetrën gjatë tapetit të kuq

Ceremonia e ndarjes së çmimeve të “People’s Choice Awards” ishte plot surpriza, momente emocionuese dhe të papritura.

Një ndër to ishte situata e acaruar mes motrave Kim dhe Kourtney Kardashian gjatë tapetit të kuq të ceremonisë.

Një gazetare u ndal për të intervistuar 3 motrat dhe mamanë e tyre por gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet.

“Më tregoni, nga cili stilist jeni veshur?!” -tha intervistuesja.

“Nuk e planifikova këtë, Naeem Khan? Kështu shqiptohet?” -tha Kourtney para se të ndërpritej nga Kim.

“Ajo që ka rëndësi është se të gjitha kemi vënë KKW Diamonds. Po të shpëtoj meqë nuk e dije se nga cili stilist ishe veshur” -ja ktheu Kim me ironi motrës së saj.

Ky moment i sikletshëm mes tyre vijoi edhe më tej gjatë intervistës pasi Kourtney i ndje krejtësisht e distancuar nga Kim, Khloe dhe mamaja e saj Kris Jenner.