Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kërkon shtim personeli dhe ndryshim në klasifikimin e pagave të stafit. Kërkesa i është dërguar kryeparlamentarit Ruçi, kreut të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, Ministres së Drejtësisë Etilda Gjoni e atij të Financave Arben Ahmeti. Komisioni shpreh edhe nevojën për 8 këshilltarë ekonomistë shtesë, dy përkthyes, dy specialistë protokolli, po kaq të të sekretarisë gjyqësore dhe një punonjëse pastrimi.