Siç pritej, gjyqtari i Apelit Tiranë, Ilir Toska e kaloi me sukses Vetting-un dhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot ta rikonfirmojë në detyrë. Një ditë më parë, u zhvillua seanca dëgjimore me Toskën, njëherazi kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ai i justifikoi pasuritë dhe nuk pati rezerva për aftësitë profesionale.