Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, vendos sot për Gjyqtarin e Apelit Tiranë, Ilir Toska, njëherazi kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Në seancën e djeshme të KPK-së, Toska rezultoi pronar i vetëm një apartamenti në kryeqytet.Gjithashtu, nuk pati rezerva për aftësitë profesionale, ndonëse ishte denoncuar nga 5 qytetarë.