Aktualitet

Kreu i PL, Meta: Nuk e kam marrë dosjen e plotë!

Në GJKKO, po mbahet seanca e radhës e gjyqit të Ilir Metës e Monika Kryemadhit, të akuzuar për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Kreu i Partisë së Lirisë, Meta nuk përfaqësohet me nga avokati Kujtim Cakrani, por mbrojtësi i tij i ri ështe Bujar Musta, gjyqtar i shkarkuar nga vettingu.

I pranishëm në seancë, Meta pretendoi se nuk i janë vënë në dispozicion të gjitha aktet hetimore.

Ilir Meta: Ende nuk më ështe dhënë në mënyrë shkresore e gjithë përmbajtja e dosjes hetimore. E kam theksuar në të gjitha seancat paraprake dhe në themel. Sa më shpejt të jetë e mundur duhet të njihemi me çdo akt që të bëjmë mbrojtje efektive.

Erion Bani: Nga shkresat e sekretarisë janë bërë të gjitha procedurat për dhënien e këtyre akteve, ka kohë që janë bërë por mbrojtësi juaj refuzoi t’i marrë me pretendimin “vulë e madhe e vulë e vogël”.

I kemi bërë konform të gjitha rregullave si për çdo të pandehur. Mund të paraqitet avokati juaj në sekretari t’i marrë ose të bëjë kërkesë që t’ia dërgojmë në paraburgim.

Avokati Bujar Musta: Nuk isha në dijeni për këtë pretendim, pas seancës do paraqitem menjëherë të tërheq aktet.