Aktualitet

Kërkoi lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO-së refuzon Metën!

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e dorëzuar nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Meta kërkonte zëvendësimin e masës së sigurisë dhe lirimin nga qelia.

Ish-presidenti Ilir Meta po përballet me akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim e fshehje të pasurisë. Ai ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest në burg”, prej tetorit 2024.